Së fundmi Dua Lipa po përgatitet të nxjerrë në treg gamën e saj të akulloreve dhe është duke aplikuar për një licencë për të mbrojtur emrin e saj, si markë për marketingun e një sërë ëmbëlsirash të ngrira.
Këngëtarja 29 vjeçe, e cila tashmë ka një ndërmarrje botuese për stilin e jetesës dhe kulturës të quajtur “Service95”, është ende në pritje të miratimit nga Zyra e Pronësisë Intelektuale të Qeverisë.
Aplikimi i saj mbulon shitjen e akulloreve në kon, me ose pa qumësht, ëmbëlsirave me akullore, tortave me akullore dhe pijeve me akullore, së bashku me milkshake dhe kos.
Dua Lipa ka zbuluar më parë se nuk ndjek turmën kur bëhet fjalë për akulloren dhe ka shijen dhe përbërësit e saj unike.
Ajo i tha Greg James në “BBC Radio 1” se nuk është një fanse e akullores me çokollatë dhe në vend të kësaj ‘merr akullore me vanilje dhe vendos vaj ulliri mbi të dhe kripë deti’.
Pas një periudhe të ngarkuar, ajo po shijon disa ditë pushimi me miqtë, familjen dhe të dashurin Callum Turner, 34 vjeç.
Në fund të këtij viti është planifikuar të fillojë një turne në Azi në nëntor dhe dhjetor para se të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.