Çifti i njohur i showbizit, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, u përfolën së fundmi nga media për një ndarje dhe krisje të marredhënies së tyre.
Shkak për këto dyshime u bë një postim i reperit në rrjete sociale të cilën ai e hodhi dhe më pas e fshiu.
Mirëpo ditën e sotme Selimi ka vendosur tu jap fund këtyre aludimeve.
Me një video të postuar në rrjetin e tij Instagram, teksa shihet i lumtur pranë bashkëshortes, Marines, dhe vajzës së tyre Marget, Getoari na e dha përgjigjjen.
Krahas videos ai shkruan: “Video nga Marget,” ndërkohë që përreth shihet çifti i cili janë ulur në restorant duke kaluar kohë së bashku.