Skena ndërkombëtare nuk është më një ëndërr për Taynën. Kënga “Si ai” që u kthye shumë shpejt në një hit, tashmë ka arritur një tjetër sukses.

Bashkëpunimi me producentin amerikan Marshmello dhe DJ Ukay që sollën një version të ri të këngës, është pasuar nga një emër tjetër ndërkombëtar.

DJ Topic ka realizuar “magjinë” e tij me “Si ai”. “Kjo të çon në një planet tjetër dhe është një udhëtim më vete”, e ka përshkruar Tayna ndjesinë e kësaj kënge. DJ Topic është i famshëm për këngët si “Breaking Me”, “Your Love”, “My Heart Goes” etj.