Policia ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur në banesën e tij.

I arrestuari është identifikuar si Kevin Cungu, i cili vuante masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj.“, thuhet në njoftimin e policisë.