Përfundon pas 8 orë e 30 minutash mbledhja e kabinetit qeveritar që kryeministri Rama zhvilloi këtë të diel në vilën qeveritare në Dajt. 

Në këtë mbledhje secili nga ministrat kanë raportuar për objektivat që do të kenë në ministritë që drejtojnë. 

Mbledhja ishte i ndarë në blloqe raportimi, në varësi të tematikave. Së pari ka qenë blloku i komunikimit ku është diskutuar strategjia që socialistët do të ndjekin për zgjedhjet e 2024. 

Një tjetër bllok i rëndësishëm ka qenë çështja e integrimit dhe antikorrupsionit. 

Të pranishëm ishin ministrat, drejtorët e institucioneve në varësi të Kryeministrisë, kryetarja e Parlamentit, nënkryetari i Parlamentit, kryetari i Grupit Parlamentar të PS dhe kryetarët e komisioneve Parlamentare të PS. 

Ndërsa më 8 Shtator, do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të bëhet një riparim i thellë i strukturave të partisë, duke përfshirë konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë të qarqeve. 

Ky proces do të përcaktojë planin e aksionit të partisë për vitet në vazhdim dhe do të japë një pamje më të qartë për strategjitë zgjedhore dhe organizimin e brendshëm të PS-së.