Ekipi i Teutës fitoi Kampionatin Kombëtar të Notit për të rritur, zhvilluar në pishinën olimpike “Taq Dafa” në Durrës në fundjavë.

Nën drejtimin e trajnerit Gjergj Ngresi dhe Jurgen Fici, Teuta, e cila mori pjesë me 20 sportistë, dominoi kampionatin duke marrë 14 medalje të arta. 

Notari me i mirë për 14-vjeçar u shpall sportisti Azret Delanin i Teutës, ndërsa për të rritur triumfoi Reidi Resuli, po i Teutës. Ndërkaq notarja më e mirë e kampionatit doli Stela Gjoka. 

Sa i përket kampionatit, trajneri Jurgen Fici tha: “Ishte një kampionat i shkëlqyer, ishim përgatitur fortë për këtë garë dhe me meritë dolëm kampion, duke marr 14 medalje të arta. Kushtet që ofron pishina e Durrësit janë fantastike dhe këtu do të zhvillohen të gjitha garat në Shqipëri, pasi plotëson standardet e kërkuara. Dua t’i përgëzoj sportistët për këtë paraqitje dhe të falenderoj Klubin Shumësportësh Teuta dhe shefin Kreshnik Leka, që na i ka plotësuar të gjitha kushtet, pa harruar edhe Bashkinë Durrës dhe kryetaren Emiriana Sako, që i ka qëndruar gjithmonë pranë notit”.