Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar interpelanca me kryeministrin Rama për mbetjet toksike, e cila do të zhvillohet në seancën e 12 shtatorit. 

 Vendimi është marrë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të zhvilluar ditën e sotme. 

Kujtojmë se më herët PD-ja ka paralajmëruar hetim parlamentar për të zbardhur çështjen e mbetjeve toksike për 2 anijet që dyshohet se transportuan një ngarkesë me materiale toksike nga Durrësi drejt Tajlandës.