Pas lirimit të Fredi Belerit me kusht nga gjykata, ditën e sotme në Himarë do të zhvillohet një miting në orën 18:00 nga mbështetës dhe simpatizantë të tij. Mësohet se në miting do të flasë para himariotëve edhe vetë Beleri, i cili prej zgjedhjeve evropiane ka fituar statusin e eurodeputetit.

Beleri u lirua sot nga Gjykata e Fierit, e cila pranoi kërkesën e tij për t’u liruar me kusht, teksa atij i mbeteshin rreth 6 javë nga shlyerja e dënimit. Ndërkohë kanë nisur përgatitjet për mitingun e sotëm në Himarë, ku OMONIA dhe PBDNJ kanë filluar përgatitjet.