Reperi Lumi B prej vitesh është i martuar me Mirandën, dhe ata janë prindër të një djali të quajtur Blin.
Lumi B nuk preferon të flasë shumë për jetën e tij private, por i ftuar së fundmi në emisionin “Robi plaket kur don vetë” ka rrëfyer disa detaje.
Ai ka treguar se si është njohur me bashkëshorten e tij dhe historia e tyre nuk është aspak e zakonshme.
Lumi B zbuloi se me bashkëshorten është njohur që në moshën 20-vjeçare dhe se me të është njohur në një festë dhe në fakt ai nuk kishte shkuar për Mirandën, por për një vajzë tjetër. Por siç duket fati ka dashur që ata të bëhen bashkë me njëri-tjetrin dhe që vajza që i tërhoqi realisht vëmendjen në festë të bëhej bashkëshortja e reperit.





