Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, fjalën e tij në Kuvend, në nisjen e sesionit të ri parlamentar, e nisi duke u ndalur te protesta e banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës, të cilët janë mbledhur në protestë para godinës së Parlamentit.
Bardhi u shpreh se ata po kërkojnë hyrje dalje në autostradën Thumanë-Kashar, ndërsa i bëri thirrje ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, t’i dëgjojë dhe t’u japë zgjidhje.
Ndër të tjera ai iu drejtua dhe ministrit të Brendshëm të mos dërgojë forca policie për të shtypur protestën e banorëve të asaj zone.
“U ndalëm të takonim banorët e bashkisë së Krujës, pasi zëri i tyre nuk dëgjohet as nga mazhoranca as nga qeveria, kërkesa e tyre është sa e thjeshtë dhe aq jo-impeniative. Rruga të duket sikur po ecën në det, për shkak të cilësisë së rrugës. Po ata nuk protestojë për cilësinë.
Kanë një kërkesë minimale. Kërkojnë hyrje dalje në rrugë kombëtare dhe është minimaliste, që kërkon thjesht dashamirësi për të dëgjuar zërin e kërkesave të drejta. Zonja ministre të kërkoj që t’i dëgjosh pas seancës, meqë nuk i prisni në institucione, dhe t’u japësh zgjidhje. Nuk është zgjidhje, zoti ministër i Brendshëm, të dërgosh armata, është turp që harxhon burime njerëzore për të shtypur protestën e grave, vajzave, burrave të asaj zone. Jepini zgjidhje”, tha Bardhi.