Një trup i pajetë është gjetur pranë shkollës “Andrea Stefani” në Laprakë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale.

Uniformat blu dyshojnë se personi i gjetur i pajetë mund të jetë larguar nga banesa.

Ende nuk dihen detaje rreth moshës së viktimës apo identitetit të tij.