Nga Don Bosko, aty ku dy persona mbetën të plagosur në një atentat me armë zjarri, ka folur për mediat Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.
Ai deklaroi se në territorin e komisariatit Nr.5 është gjetur e djegur një makinë që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.
“Jemi duke kontrolluar në të gjithë zonën për kamerat e sigurisë në biznese dhe ato publike. Në territorin e Komisariatit Nr. 5 është gjetur një automjet i djegur, që ka përputhshmëri me atë të përdorur nga autorët, janë identifikuar targat që nuk janë të vjedhura, por numri i shasisë nuk përputhet me automjetin origjinal. Vazhdojnë hetimet, janë sekuestruar 7 gëzhoja të qitura nga një armë zjarri e tipit të papërcaktuar ende. Në automjet është gjetur edhe një armë zjarri që po ekzaminohet nga grupi hetimor”, deklaroi Vocaj.