Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, në lumin Buna.
Sipas një komunikate zyrtare nga Policia, një 18-vjeçar është futur për tu larë por dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit, për pasojë ka humbur jetën.
Policia thotë se me ndihmën edhe të banorëve efektivët e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në fshatin Obot, është futur për t’u larë në lumin Buna, shtetasi R. D., 18 vjeç, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit dhe si pasojë është mbytur.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me banorët e zonës kanë kërkuar përgjatë rrjedhës së lumit, ku kanë gjetur trupit e pajetë të 18-vjeçarit.
Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.