Një 47-vjeçar ka përfunduar në pranga nga blutë e Tiranës pasi rezulton se ishte administratori i një firme ndërtimi.
Sipas policisë një ditë më parë, në kantierin e ndërtimit të firmës ku 47-vjeçari ishte administrator është rrëzuar teksa ishte duke punuar shtetasi I. Sh., 33 vjeç, banues në Librazhd, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Administratori i firmës akuzohet për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Q. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, administrator në një firmë ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Ditën e djeshme, në kantierin e ndërtimit të kësaj firme, është rrëzuar nga skela ku ishte duke punuar shtetasi I. Sh., 33 vjeç, banues në Librazhd, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.