Në ceremoninë e pritjes për medalistët në Lojërat Olimpike, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do vijojë të mbështesë federatat dhe planet, që synojnë përmirësimin e kushteve për të gjitha ata që synojnë t’i futen rrugës së sportit.
“Ata janë të barabartë në Shqipëri, njësoj si ata që kanë lindur në Shqipëri dhe patjetër nuk na ndalon askush që të jemi krenarë për medaljet e tyre, por janë medalje të shumta në boks, janë medalje të shumta edhe në turne ndërkombëtarë të sporteve të tjera për të cilat nuk po zgjatem, por po them vetëm kaq, që të ndërtosh një lëvizjes sportistë që arrin të ngjitet në një nivel të konkurrojë me dinjitet. Jemi në rrugën e duhur dhe hap pas hapi do ndërtojmë një sistem sporti dhe një botë sportive shqiptare që do jetë dinjitoze, që t’u japë mundësi fëmijëve. Do mbështesim me të gjithë mundësitë tona planin e Fidelit. Unë besoj që eshë Fideli vetë nuk e mohon dot, se qeveri si kjo për sportin, nuk e ka pasur sporti më parë dhe nuk ka si ta gjejë më pas, sepse minimalisht duhet të kesh një vizion, ne e kemi, një pasion për sporti, ne nuk na mungon, por edhe kur na mungon kemi Fidelin që e kemi si doping natyral dhe duhet patjetër dhe mbështetje, Të gjitha këto, ne besoj, se i kemi për ti vënë në dispozicion të federatave dhe sporteve”,-tha Rama.
Në ligjin e ri të sportit të miratuar në vitin 2021, sportistët medalistë me medalje bronzi shpërblehen me 5 milionë lekë të reja dhe do të marrin dhe gradën kolonel në Ushtrinë Shqiptare. Çeku me vlerën financiare u nda nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.