Presidenti Ilir Meta ka reaguar për aksidentin e rëndë që ndodhi ditën e sotme në autostradën Fier-Vlorë, ku një familje me katër anëtarë u shua dhe tre të rinj u plagosën.
Meta ngushëllon të afërmit e familjes Gushi, duke u lutur që Zoti t’iu japë forcë për të përballuar këtë tragjedi.
Kreu i shtetit teksa kërkon një hetim të plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, apelon për strukturat përgjegjëse dhe policinë e Shtetit që të marrë masa për të parandaluar të tilla tragjedi sidomos në sezonin veror ku qarkullimi në rrugë është i ngarkuar.
Postimi i plotë:
Kam përcjellë me trishtim shumë të thellë lajmin e rëndë të humbjes së familjes Gushi në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë.
I bashkohem dhembjes së të afërmve dhe iu shpreh ngushëllimet më të ndjera!
Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur sot të gjithëve.
Duke kërkuar një hetim të plotë, i apeloj Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik.
Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes! Shpejtësia vret!





