Katër viktima që vdiqën në tragjedinë e superjahtit Bayesian i mbijetuan fundosjes fillestare, por më vonë vdiqën brenda rrënojave, nga asfiksia, ka zbuluar autopsia.
Anija prej 14 milionë funtesh u përfshi nga një stuhi në brigjet e Sicilisë veriore më 19 gusht, duke u përmbytur dhe zhytur në fundin e detit në vetëm disa minuta.
Autopsitë janë kryer mbi Jonathan Bloomer, gruan e tij Judy, Chris Morvillo dhe gruan e tij Neda – katër nga shtatë personat që vdiqën kur jahti u fundos.
Miliarderi britanik Mike Lynch dhe vajza e tij Hannah, si dhe Recaldo Thomas, gjithashtu vdiqën dhe autopsitë e tyre do të bëhen sot.
Raportet pas vdekjes sugjeruan se të dy çiftet vdiqën pasi oksigjeni iu mbaroi.