Vladimir Filaj, Shefi i shërbimit të djegie-plastikës në QSUT ishte këtë të enjte i ftuar në një lidhje direkte, ku foli për rastin e Melisa Trëndafilit.
Gruaja ndodhet në spital, pasi bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili i vuri flakën. Mjeku tha se Trëndafilit i është djegur 30-35% e sipërfaqes së trupit.
“Ajo është në një një djegie 30-35% të sipërfaqes së trupit. Kjo për ne është shumë. Ka kryesisht ekstremitetet e sipërme dhe të poshtme të djegura. Duart edhe këmbët, kofshët, janë të gradës së dytë dhe të gradës së tretë, po ashtu parakrahët edhe duart janë gradë e dytë.”,-tha mjeku Filaj.
Ai tha se në fillim kur pacientja ka arritur në spital përveç dhimbjeve ka pasur edhe tronditje psikologjike shumë të madhe nga akti që ka kryer bashkëshorti i saj.