Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi qarkullonte i armatosur.
Mësohet se Shërbimet e Policisë në afërsi të Casa Italias, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. M. Gjatë kontrollit çantës së 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak.
I riu u arrestua në kuadër të operacionit policor i koduar “Road” dhe masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.