Bjellorusia ka liruar nga qelia gazetarin kritik Roman Protasevich dhe të dashurën e tij Sofia Sapega. Duket se shteti i Lukashenkos ka reflektuar pas sanksioneve të ashpra të BE dhe ka vendosur të bëjë një hap pas duke e lënë në arrest shtëpie.

Protasevich akuzohet për organizim të trazirave dhe rrezikon deri në 15 vite burg dhe ishte në arrati derisa Bjellorusia e lokalizoi duke udhëtuar në avionin e linjës Athinë-Vilnius për ta detyruar më pas të ulej me detyrim në Minsk.

Sapo shkelën tokën bjelloruse, Protasevich dhe e dashura e tij u arrestuan. Më pas ata dolën në video-mesazhe për të pranuar fajin, por BE hodhi akuza se ata ishin detyruar të dilnin në mënyrë të tillë për të mbrojtur regjimin e Lukashenkos.

Gjithsesi Protasevich është ende në gjykim në Bjellorusi dhe sërish ekziston rreziku për t’u dënuar.