Futbolli tashmë është kthyer në një industri të madhe biznesi, ku milionat kanë një ndikim thelbësor. Sheikët e Lindjes së Mesme “pushtojnë” futbollin francez, teksa pas shndërrimit të PSG-së në një superfuqi, tashmë kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme me klubet e Ligue 1 dhe Ligue 2.
Skuadrat pjesëmarrëse në këto kampionate do të reklamojnë turizmin në Katar. Një fond prej 20 milionë eurosh është akorduar për këtë nismë.
Klubet e Ligue 1 do të përfitojnë secili nga 730 mijë euro, ndërsa ato të Ligue 2 do të përfitojnë nga 170 mijë euro.