Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në Rroskovec.

Një shtetas i paidentifikuar ende ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të palgëve të marra.

Zënka ka ndodhur në një klub të qytetit Rroskovecit, ndërsa Policia po punon për identifikimin e kapjen e autorit.

Në spital ka edhe forca policie, ndërsa ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur dhe personave të tjerë të përfshirë në zënkë.