Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnjë.
Bëhet me dije se K. Sh.(B) 42 vjeç, ka dëmtuar dhe i ka vënë flakën automjetit të një personi.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin K. Sh.(B)., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka dëmtuar dhe më pas ka djegur automjetin e një shtetasi, për motive të dobëta.