Republika Çeke është goditur nga një tornado në juglindje të saj, e cila ka shkaktuar dhjetëra të plagosur por edhe viktima dhe dëme të shumta materiale sipas mediave vendase.

“Vlerësojmë se numri i personave të plagosur është 100 deri 150”, ka thënë zëdhënësi çek i shpëtimit Michaela Bothova.

Fshati Hrusky është gjysmë i shkatërruar teksa nga videot ngjan më shumë si një zonë lufte. Ndërkohë, tornado la pa energji elektrike pëot 100 mijë banorë ndërsa në ndihmë të shtetit çek i kanë ardhur dhe fqinjët Austria e Sllovakia.

Grykat e tornados mund të jenë më të fortat në historinë e Republikës Çeke, pasi shpejtësia e erës  arriti nivele jashtëzakonisht të larta (F3-F4), sipas një meteorologu në televizionin çek.