Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë. Mësohet se D.K 21 vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare dhe e ka lënë shtatzënë.
E mitura ka lindur fëmijën në spitalin e Korçës ditën e sotme dhe 21-vjeçari ka pranuar që është babai i foshnjës. Ndaj të riut rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës.