Një 51-vjeçar i cili kishte kthyer lokalin në një ambient ku përdorej dhe shitej kokaina, është arrestuar ditën e sotme në Lushnjë.
Mësohet se në lokalin e G.M janë gjetur dhe sekuestruar dozat e lëndës narkotike kokainë të ndarë në doza dhe dy telefona.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë
Kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.
Sekuestrohet 1 sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, pas një pune të mirëfilltë policore dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të shitjes së drograve të forta në doza. Për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
-G. M., 51 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë.
Nga kontrolli i ushtruar në lokalin e këtij shtetasi, në fshatin Barbullinjë, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike, kokainë, gati për shitje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe 2 aparatë celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.