Alban Bruçi është autori i dyshuar i atentatit ndaj boksierit të Vllaznisë, Arjon Kajoshi.
Dyshohet se Alban Bruçi ka qëlluar me armë zjarri nga Range Rove ku udhëtonte boksieri si shenjë hakmarrje.
Raportohet se babai i autorit të dyshuar është dhunuar më 3 qershor dhe autor i dyshuar është vëllai i boksierit, Arlind Kajoshi.
Ky i fundit është në kërkim nga policia prej asaj kohe. Në 3 Qershor u raportua se Vladimir Bruçi u dhunua pranë së banesës së tij. Ai u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës pasi mori dëmtime të konsiderueshme në trup.