Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu thotë se në shkolla janë hapur 154 kabineteve dentare, të cilat kanë mundësuar evidentimin e problematikave dentare tek nxënësit që në fazë të hershme.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministrja shkruan se 208 mjekë stomatologë japin shërbim në këto kabina dentare për 213,097 fëmijë në të gjithë vendin.
“Me hapjen e 154 kabineteve dentare në shkolla kemi mundësuar evidentimin e problematikave dentare tek nxënësit në një fazë të hershme, duke promovuar kujdesin e rregullt për shëndetin dhe mbrojtjen e dhëmbëve. 208 mjekë stomatologë japin shërbim, duke mbuluar 213,097 fëmijë në të gjithë vendin, për të siguruar që çdo fëmijë të ketë akses në kujdesin dentar. Të angazhuar për të siguruar që fëmijët tanë të kenë akses të barabartë në shëndetin dentar dhe krijimin e një mjedisi që ndërgjegjëson kujdesin ndaj shëndetit të tyre të përgjithshëm”,-shkruan Koçiu.