E mitura që u bë nënë në moshën 14-vjeçare në Korçë ka folur për mediat. Babai i fëmijës është arrestuar nën akuzën për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
E mitura me lot në sy kërkon lirimin e babit të fëmijës. Ajo thotë se janë të lidhur prej një viti dhe familjet janë në dijeni. Sipas saj, nuk ka kush të punojë për të mbajtur fëmijën.
“Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur në Elbasan. Ju thashë edhe prindërve të mo. Ata ranë dakord dhe kam një vot me të. Kam një fëmijë, përse ta arrestojnë. Ai s’më ka marrë me zor. Dua që të lirohet burri im, kush do më ushqejë mua po fëmijën tim?! Dua të ma lironi që sot. Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha. Punonte ai që më sillte për të ngrënë më shtëpi. Punonte dy punë edhe ditën edhe natën për të më sjellë bukë në shtëpi. Dua të ma lirojnë. Më kanë ardhur mami me babin nga Miloti, unë s’kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar për burrin që e kam në polici”, tha e mitura.