Sipas MeteoAlb orët e paradites mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë territorin e vendit, por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat malore.
Po ashtu; do të ketë shtim të lagështirës në ajër në shumë qytete të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të mbetet me vlera konstante duke u luhatur nga 13°C vlera më e ulët deri në 35°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.