Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Durrës për takimin e Asamblesë Kombëtare që pritet të nisë në orën 11.00
Në selinë e PS-së ditët e fundit po flitet për projektin më të ri që mban firmën e Edi Ramës, atë të ngritjes të një Asambleje Kombëtare të PS, vetëm me të rinjtë krahas Asamblesë aktuale. Kjo do të jetë një risi, jo vetëm për PS por edhe për partitë politike në vendin tonë.
Lënien e stafetës socialistëve të rinj sikurse e paralajmëroi në kongresin e fund korrikut, duke i kushtuar shumë minuta 19-vjeçares Helena Kace.
Edi Rama besohet se do ta propozojë krijesën e tij më të re politike, Asamblenë e të Rinjve Socialistë të dielën.
Nëse është gati ta lançojë sikurse flitet brenda PS, kjo do të shihet në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë Kombëtare.
Ky kongres pritet të prodhojë shumë lajme e dallgë brenda PS, duke nisur me propozimet e më pas votimin e kryesisë së re socialiste, nga ku 12 anëtarë zgjidhen prej saj, si dhe kush do të drejtojë sekretariatet.