Rrënojat e Kallios, një fshat i zhytur në ujë 45 vjet më parë, janë rishfaqur pasi liqeni Mornos në Greqi arriti nivelin më të ulët në dekada për shkak të thatësirës së madhe, vapës së pamëshirshme dhe dimrit pa borë.
Liqeni, jetik për furnizimin me ujë të gati gjysmës së popullsisë së Greqisë, është zvogëluar nga 16.8 km katrorë në 12.0 km katror në një vit.
Rezervat e ujit kanë rënë ndjeshëm, duke shkaktuar shqetësime për mungesat e ardhshme dhe rritjen e rreziqeve nga zjarret.
Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po e nxisin këtë mot ekstrem, duke i lënë ish-banorët e Kallios të trishtuar me pamjen e rrënojave të fshatit të tyre.
VIDEO: Record-breaking temperatures and prolonged drought in Greece have exposed the sunken village of Kallio in Athens' main reservoir for the first time in 30 years.#AFPVertical pic.twitter.com/ISR9AZwFPD
— AFP News Agency (@AFP) September 6, 2024