Nesër nis viti i ri shkollor.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u shpreh se ky vit shkollor vjen plot me risi dhe investime të rëndësishme për 350 mijë nxënës, nga të cilët 28 mijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
“Fillim i mbarë, me tekste falas për 238 mijë nxënës, 25 shkolla të reja, +216 laboratorë SMART dhe terrene të reja sportive, si dhe me mësues më të motivuar me rritjen historike të pagave në 950 euro në muaj për ta”, thekson Manastirliu.