Një 39-vjeçar, i shpallur në kërkim pas një krimi të ndodhur në shtatorin e 2023-it në fshatin Hot i Ri në Shkodër, u arrestua nga policia.
Bëhet fjalë për arrestimin e shtetasit Enton Dushaj.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 39 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Valter Fierza.