Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj i bëri apel të rinjve të zgjedhin shkollat profesionale bujqësore, për punësim të sigurt, teksa regjistrimet në arsimin profesional vazhdojnë edhe gjatë muajit shtator.

Në një postim në rrjete sociale, Denaj informoi mbi shkollat profesionale bujqësore që operojnë në vendin tonë, shkolla profesionale “Rakip Kryeziu”, Fier; Shkolla profesionale “Mihal Shahini”, Cërrik;  Shkolla e Mesme Profesionale Kamëz;  Shkolla Profesionale Shërbime Korçë;  Shkolla Profesionale “Ndre Mjeda”, Bushat.

Denaj thekson se “me tre drejtime kryesore në bujqësi, veterinari dhe teknologji ushqimore, në shkollat profesionale bujqësore të rinjtë thellojnë njohuritë e tyre në këto sektorë që janë motori kryesor i zhvillimit për Shqipërinë 2030”.

Regjistrimet në arsimin profesional kryhen përmes e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë”.