Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Në një intervistë për një emision televiziv, juristi tha se kryeministri Edi Rama me vendimin për garuar në lista të hapura, tha se me këtë lëvizje ka sfiduar opozitën.
“Asambleja e sotme mund të quhet sfidë. Kush ishte sfida e Ramës dhe PS-së. Rama sfidoi hapur dhe publikisht çdo parti politike që garon në zgjedhje, duke siguruar që emri i tij do të jetë në lista të hapura.
Kjo është sfidë e hapur që bën me kundërshtarët politikë. A do të jetë Berisha si Edi Rama do të vendosë emrin e tij dhe besnikët e tij në fund të listës dhe jo në lista të sigurta.
Rama ka hedhur dorashkat e boksit duke dhënë një mesazh që është sigurtë në fitore. Është hera e dytë që e përsërit dhe këtë radhë do të vendosë edhe ministrat.
Të vendosësh emrin të 8-9 në Durrës, do të thotë sikur populli të vendosë 7-8 deputetë është një risk që nuk e merr asnjë kryetar partie.
Ndryshe nga rivalët politikë PS, ndryshon çdo 4 vite afro 80% të mandateve të deputetëve. Është partia që e ndryshon më shumë ekipin.
Dy gjëra janë të sigurta vdekja dhe lista e Berishës. Janë disa deputetë që do të jenë të përjetshëm.
Në vend të rinovohet opozita, ndodh e kundërta, rifreskohet partia në pushtet. Mbetet duke u rrudhur opozita. Heq mundësinë për të maksimizuar votën”, tha Spahiu.