Në burgun e Burrelit është tentuar të futet një dron, por është ndaluar.
Burime bëjnë me dije se nga kontrolli, në dron nuk janë konstatuar sende të paligjshme.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve raporton se droni i kapur nuk përmbante sende të ndaluara, por hetimet tregojnë një tendencë të grupeve kriminale për të marrë pamje nga brenda burgjeve të sigurisë së lartë.
Sipas tyre kjo bëhet me qëllim mbledhjen e informacioneve për veprimtari të mëtejshme të paligjshme.
Aktualisht, pajisja fluturuese do t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik me qëllim identifikimin e gjurmëve papilare, dhe më pas ekspertimit kompjuterik për të identifikuar numrin IMEI dhe çdo informacion të administruar nga kjo pajisje.
Po kryhen veprimet e para procedurale, dhe materialet përkatëse do të referohen në prokurori.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve jashtë regjimit të burgut.