Një turist zvicerian ka humbur jetën pasi u fut për t’u larë në plazhin e Shëngjinit.
Sipas uniformave blu dyshohet se turisti ka pësuar arrest kardiak sapo ka hyrë në det dhe si pasojë ka humbur jetën.
“Rreth orës 09:00, në plazhin e Shëngjinit, shtetasi zviceran E. S., 77 vjeç, sapo është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.