GJKKO ka shtyrë për në datën 1 tetor, seancën ndaj Talo Çelës, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në grabitjen spektakolare në Aeroportin e Rinasit.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa për arsye shëndetësore e gjyqtares së çështjes.

Ndaj Talo Çelës u caktua masë e re sigurie pasi akuzohet si pjesë e grupit të Franc e Hajdar Copjas që u godit nga SPAK javë më parë.

I shumëkërkuari i drejtësisë gjykohet në mungesë për grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit, ngjarje e ndodhur në prillin e vitit 2019.

Në këtë proces Talo Çela akuzohet për “vjedhje me armë” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Roli i tij ne grabitje

Talo Çela u  akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, me qëllim që të futej lehtësisht në pistën e Rinasit, ku ndodhir edhe grabitja.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe vëllezërit  Viktor dhe Besimir Haxhia, ku njëri prej tyre, konkretisht Viktori dyshohet se mori pjesë në modifikimin e furgonit.