Policia në Cërrik ka arrestuar një 51-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.

Në pranga ka rënë shtetasi L.B, banues në Belsh.

“Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në flagrancë shtetasin L. B., 51 vjeç, banues në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij”, njofton policia.