Dy persona raportohet se janë vrarë me armë zjarri në fshatin Kurjan në Roskovec. Mësohet se policia ka vendosur në pranga autorin e krimit të dyfishtë.

Gjithashtu është sekuestruar edhe arma e zjarrit. Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i viktimave dhe autorit.

Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet.