Altin Kuka është autori i dyshuar i krimit të dyfishtë në fshatin Kurjan të Roskovecit. 

Raportohet se 49-vjeçari pasi kreu vrasjet është vetëdorëzuar. Krimi ndodhi rreth orës 14:00, ndërsa viktimat janë dy shtetasit me iniciale L. K. dhe G. K..

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat nga uniformat blu, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.