Një video e postuar online ka trembur përdoruesit dhe ngritur pyetjen, “ku shkoi burri i hedhur në gropën natyrale të ujit?”

Pamjet tregojnë burrin që hidhet në pishinën natyrale pranë një ujëvare teksa nuk del më prej asaj dhe të tjerët shqetësohen se si mund të ishte zhdukur.

Video nuk tregon se ku është filmuar ngjarja, por vendi me ujë duket pranë një shpelle ku vizitorët tentojnë të bëjnë banjë e të notojnë.

Komentuesit në rrjet shpreheshin të shqetësuar për mirëqenien e burrit dhe kërkonin informacione nëse ai është gjetur.

Një përdorues shkruante: “Dua të di nëse ai është mirë! A ka njeri informacione???” ndërsa një tjetër tha: “Po ato pse e hapin ujin me dorë, sikur kjo do të bënte diçka.”

Dikush tjetër shkruante: “Nëse ka një sistem shpellash poshtë uji mund ta ketë tërhequr. Shpresoj të jetë mirë”.

Për fat të keq incidenti nuk është i vetmi kur dikush zhduket pasi hidhet në ujë, shkruan rrjeti Unilad.

Një video virale në vitin 2013 tregonte momentet e fundit të jetës së një burri në ujë që po tërhiqej nga një vorbull në afërsi të bregut.