Të paktën 18 njerëz, përfshi dhe të huaj, kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë të zhdukur nga nga reshjet e papritura dhe përmbytjet në një zonë thuajse shkretëtire në jug të Marokut. Fillimisht ata raportuan vetëm per 11 viktima.

Zyrtarët vendas thanë se dhjetë njerez kishin vdekur në provincën Tata dhe tre në Errachidia, përfshirë dhe një peruan e një kanadez. Ata shtonin se dy njerëz kishin humbur jetën në Tiznit, dhe dy Tinghir.

Prej të premtes zonat e thata në jug të vendit u përfshinë nga reshje të rënda që nuk ishin parë ndonjëherë, me sa duket nga një “masë ajrore tropikale e paqëndrueshme”, thanë zyrtarët vendas për AFP.

Si rezultat rajoni Ouarzazate priti rreth 50 milimetra shi në tre orë, kurse në Tagounite, pranë kufirit me Algjerinë ranë 170 milimetra shi të shtunë e të dielën.

Kjo shkaktoi dëme të rënda në komunitetet e papërgatitura dhe humbjet e jetëve të njerëzve.

Përfaqësuesi i qeverisë Rachid Khalfi tha se reshjet e papritura lëshuan “volumin e shirave që bie në këto rajone për një vit”. /AFP/