Një 45-vjeçare ka denoncuar në policinë e Fierit për zhdukjen e vëllait të saj.
45-vjeçarja me iniciale D. B., ka deklaruar në Komisariatin e Fierit se ka humbur kontaktet me të vëllanë.
32-vjeçari me iniciale K. S., raportohet se është larguar nga banesa dhe po punohet për gjetjen e tij.
“Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Fier, është paraqitur shtetasja D. B., 45 vjeçe, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin K. S., 38 vjeç, i cili është larguar nga banesa. Po punohet për gjetjen e tij”, njoftimi i policisë.