Në radhët e Apolonisë luajtën disa lojtarë që performuan dhe lanë gjurmë në elitë sezonin e shkuar. Shumica e tyre janë nën kontratë nga ana e klubit fierak, ndërsa kanë marrë këtë periudhë oferta plotë 6-7 titullarë nga ata të sezonit të shkuar në radhët e bardhëjeshilëve.
Duke nisur që nga portieri Harizaj, e më pas Sota, Agyare, Haxhiu, Mihana, Gjata e ndonjë tjetër. Por, së fundmi duket se është skuadra e Teutës së Durrës që ka shfaqur interes dhe pëlqim për mbrojtësin Benxhamin Agiare, i cili ka bërë paraqitje të kënaqshme me skuadrën fierake.
Teuta synon që të konsolidojë prapavijën, por duket se më parë, që të përfitojë shërbimet e mbrojtësit nga Gana, duhet që të kontaktojë dhe negociojë me drejtuesit fierakë që kanë kontratë me lojtarin edhe për sezonin e ardhshëm…





