Mediat sociale janë tejmbushur nga slogani “Kafshët shtëpiake për Trump”, pasi ai akuzoi emigrantët se “hanin qen dhe mace” gjatë një debati me Kamala Harris.
Ish-presidenti u shfaq dukshëm i irrituar, ndërsa Harris e nxiti atë drejtpërdrejt në ABC për numrin e turmave që e ndiqnin në tubim, rekordin e tij për abortin dhe gjyqet e tij kriminale.
Dhe në një moment, Trump vazhdoi të akuzonte emigrantët nga Haiti për “ngrënjen e kafshëve shtëpiake” në Springfield, Ohio, një pretendim i pavërtetë që u shfaq për herë të parë në mediat sociale.
“Në Springfield, ata po hanë qentë. Njerëzit që hynë, po hanë macet”, tha ish-presidenti. “Ata po hanë kafshët shtëpiake të njerëzve që jetojnë atje”.
Harris mund të dëgjohej duke mërmëritur “Çfarë? Kjo është e pabesueshme”, përpara se të fillonte të qeshte.
“They’re eating the cats! They’re eating, they’re eating the pets.” —. President Donald Trump pic.twitter.com/qtBojeM5N5
— luc Lévy (@LucfrancoisLevy) September 11, 2024
Përdoruesit e mediave sociale gjithashtu nuk dukeshin aspak të bindur, pasi shpërndanë dhjetëra meme nën hashtagun #PetsForTrump.