Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e njohur si “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku një shtetase rreth 70-vjeçare ka humbur jetën ndërsa ndodhej në det.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sakaq, hetimet vijojnë për të zbardhur shkakun e saktë të vdekjes dhe për të siguruar që të gjitha informacionet e nevojshme të mblidhen për të ndihmuar në përfundimin e kësaj çështjeje.