Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Shkozet-Plepa.
Mësohet se një mjet tip “Audi” është përplasur me një makinë tip “Wolkswagen” dhe për pasojë janë lënduar lehtë dy drejtueset, të cilat po marrin mjekim në spital.
“Më datë 24.06.2021, në orën 10:45, në aksin rrugor Shkozet-Plepa, shtetësja S. S., duke drejtuar mjetin tip “Audi” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen B. Sh. Për pasojë janë lënduar lehtë të dyja drejtueset e mjeteve të cilat po marin ndihmë mjekësore në spital.”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





