Presidenti Joe Biden veshi për një çast një nga kapelet e kuqe MAGA të ish-Presidentit Donald Trump, në një lëvizje që Shtëpia e Bardhë. Gjithashtu Biden tha se ishte për të treguar unitet dypartiak. 

Biden, Trump dhe kandidatja demokrate, zëvendëspresidentja Kamala Harris morën pjesë në ceremonitë e shumta përkujtimore të 11 shtatorit të mërkurën një ditë pasi Trump dhe Harris u takuan për herë të parë në skenën e debatit.

“Në stacionin e zjarrfikësve në Shanksville, presidenti Joe Biden foli për unitetin dypartiak të vendit pas 11 shtatorit dhe tha se duhej t’i ktheheshim kësaj.  Si gjest, atij iu dha një kapele nga një mbështetës i Trump, i cili më pas tha se presidenti duhet të veshë kapelën e Trump. Ai e veshi për një kohë të shkurtër”,  postoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Andrew Bates për X.